Vuçiqi: Miqtë grekë na konfirmuan për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës

  • E.K /
  • 22 August 2023 - 13:31
Vuçiqi: Miqtë grekë na konfirmuan për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në Athinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vuçiq ka thënë se autoritetet greke edhe një herë kanë konfirmuar se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin zyrtar në lidhje me mosnjohjen e e pavarësisë së Kosovës.

“Një bisedë e mirë dhe miqësore me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, me të cilin shkëmbyem mendime për bashkëpunimin e përgjithshëm rajonal, çështjet globale dhe qëndrimin e Greqisë ndaj situatës në Kosovë. Miqtë tanë grekë kanë konfirmuar edhe një herë se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin zyrtar për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të punojmë në forcimin e bashkëpunimit tonë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë në Instagram “E ardhmja e Serbisë”.

(Kosova Sot Online)