Bekë Berisha i kundërpërgjigjet Dejona Mihalit: E ke respektin tim si kundershtarë

  • E.K /
  • 22 August 2023 - 14:06
Bekë Berisha i kundërpërgjigjet Dejona Mihalit: E ke respektin tim si kundershtarë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ndaj një shkrimi të Dejona Mihalit, e cila e krahasoi përmbajtjen e një konference të Lidhjes Demokratike të Kosovës me një fjali që do të mund ta kishte “përmbledhur edhe Bekë Berisha i komisionit për Siguri”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje, Berisha ka shkruar se ka respekt për të, si kundërshtarë politike.

“Dejona është për admirim afiniteti yt për me i bo zap shumë deputet të kuvendit të Kosoves! E ke respektin tim si kundershtarë?”, ka thënë Berisha.

“Respekt aq sa duhet edhe për mbiemrin tuaj? Që ke ndoj kofuzion për respektin tim pyete Gani krasniqin pershkak të moshes dhe traditës din me të tregu!”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)