Rukiqi: Dejona Mihali ka një rrjet të saj paralel në dhomat e përgjimeve

  • A.P /
  • 22 August 2023 - 15:35
Rukiqi: Dejona Mihali ka një rrjet të saj paralel në dhomat e përgjimeve

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi ndërkaq aludon se Dejona  Mihali ka një “rrjet të saj paralel në dhomat e përgjimeve”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai i ka publikuar dy fotografi nga një takim i udhëheqjes së LDK-së me sipërmarrës kosovarë. Rukiqi thotë se LDK-ja komunikon haptas me biznesmenët dhe nuk e fsheh këtë.

Postimi i plotë i Rukiqit:

Për Komesaren Dejona dhe argatët e saj deputetë dhe ministra

Një informatë, edhe pse nuk besoj që i ka ik rrjetit të saj paralel në dhomat e përgjimeve.

Në fotografinë e bashkangjitur janë 100 taksapaguesit dhe punëdhenësit më të mëdhenj në vend, janë mbi 80% e ekonomisë të Kosovës. Të njejtit, siç po shihet në fotografi, masovikisht, ju përgjigjen ftesës tonë, për të diskuuar #RrugeneRe, rrugën për zhvillim, një rrugë pa shantazhet, linçimet dhe kërcenimet e juaja. Kjo përkrahje masovike, na konfirmon një gjë: HUMBJEN e keni afër.

Lidhja Demokratike e Kosovës, komunikon hapur dhe çdo ditë me bizneset, me të gjitha format e komunikimit, edhe me telefon, për të dëgjuar, se si po e shkatërroni ekonominë e vendit çdo ditë dhe për të mësuar se si me Rrugen e Re, do t’ja kthejmë të mbaren ekonomisë, zhvillimit dhe punësimi.

(Kosova Sot Online)