Për të hyrat doganore Manxhuka del me arsyetim

  • A.P /
  • 22 August 2023 - 16:51
Për të hyrat doganore Manxhuka del me arsyetim

Metodologjia e përdorur në grafikonin e publikuar nga Vetëvendosje në pamje të parë të lë përshtypjen se ka pasur një rritje masive në vitin 2023 për dallim me vitin 2022, e që në realitet është vetëm 71 milionë euro, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pra të hyrat doganore nga 929 milionë sa kanë qenë në vitin 2022, në vitin 2023 kanë shkuar në 1 miliard.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, duke parë reagime të shumta, është munduar të arsyetohet se grafikoni i VV-së është i njejtë me atë të Doganës, dhe shton se mbase dikujt mund t’i duken pak 71 milionë euro, por në të vërtetë janë shumë.

“ Për disa që po shqetësohen për grafikonin e dizajnuar nga VV. Ja ku e keni grafikonin e Doganës së Kosovës.

Për këta analistë gjithologë 71 milionë euro mund të jenë detaj. Por, në të vërtetë janë shumë”, ka shkruar Manxhuka.

Image


(Kosova Sot Online)