Delawie: Kosova duhet të përmbushë detyrimet për një shoqëri shumëetnike

  • A.P /
  • 22 August 2023 - 18:52
Delawie: Kosova duhet të përmbushë detyrimet për një shoqëri shumëetnike

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës janë të forta, ka deklaruar ish-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai pranon se veprimet e fundit të qeverisë në Prishtinë, i kanë vënë në vështirësi këto lidhje.

Delawie u shpreh kritik edhe ndaj qasjes së Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ndaj Serbisë.

Sipas tij, Kosova do të ishte më e gatshme të dëgjonte këshillat e Uashingtonit dhe Brukselit, nëse ato do t’i përgjigjeshin më seriozisht kërcënimit që qeveria serbe paraqet ndaj Kosovës dhe demokracisë në rajon. Por në bisedën me kolegen Garentina Kraja, ambasadori thekson se Kosova duhet të përmbushë detyrimet për një shoqëri shumëetnike, integrimin e serbëve në vend dhe krijimin e asociacionit.

(Kosova Sot Online)