Aksident në kryeqytet: Autori largohet nga vendi i ngjarjes duke marrë targat

  • A.P /
  • 22 August 2023 - 19:22
Aksident në kryeqytet: Autori largohet nga vendi i ngjarjes duke marrë targat

Një aksident është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm në Liqenin Artificial të Tiranës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një mjet tip ‘BMW X6’ ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe nga rruga e ‘Kosovarëve’ ka ngjitur maloren dhe ka përfunduar në digën e Liqenit Artificial.

Media ka mësuar se drejtuesi i mjetit ka braktisur makinën pas aksidentit dhe është larguar nga vendngjarja, ndërsa me vete ka marrë edhe targat e mjetit.

(Kosova Sot Online)