Gjendet i vrarë 26-vjeçari shqiptar në Kanada

  • A.P /
  • 22 August 2023 - 20:20
Gjendet i vrarë 26-vjeçari shqiptar në Kanada

Një 26-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje pranë Carlsbad Springs, Kanada herët në mëngjesin e së shtunës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mësohet se policia ka identifikuar viktimën. Bëhet fjalë pë Granit Ahmetin, 26 vjeç, i cili punonte në një kompani karrotrecësh në Otava.

Autoritet u thirrën në një adresë në Farmers Way rreth orës 3:45 të mëngjesit dhe gjetën të riun të vrarë me armë zjarri. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

(Kosova Sot Online)