Hill paralajmëron përpjekje të reja për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi

  • A.P /
  • 22 August 2023 - 20:25
Hill paralajmëron përpjekje të reja për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi

Christopher Hill, ka dhënë një intervistë për voa në gjuhën serbe, ku ka thënë se në shtator do të ketë përpjekje të reja për zgjidhjen e çështjes në mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Po ashtu ai ka komentuar deklaratat e ministrit të mbrojtjes të Serbisë, Millosh Vuçeviq, se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mund të “goditen në kokë” pse e njohën Kosovën.

Ai ka thënë se nuk mund të parashikojë ndonjë krizë, duke shtuar se përpjekjet për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi duhet të vazhdojnë.

(Kosova Sot Online)