Këta janë 16 qytetet që do “digjen” nga temperaturat në Itali

  • 22 August 2023 - 20:35
Këta janë 16 qytetet që do “digjen” nga temperaturat në Itali

Ministria italiane e Shëndetësisë shpalli këtë të martë alarmin më të lartë të nxehtësisë për 16 qytete, kjo për shkak edhe të zjarreve në pyll Elba. 

“Në pjesën më të madhe të vendit, banorët po përballen me temperatura deri në 38 gradë Celsius”, tha Ministria e Shëndetësisë.

Kryesisht, janë prekur rajonet veriore dhe qendrore të vendit mesdhetar. Sipas shërbimit të motit ilmeteo.it, Roma, Firence dhe Bolonja mund të arrijnë 38 gradë. I nxehti vazhdon edhe në Tirolin e Jugut.

Gjithsej 14 hektarë tokë janë djegur deri më tani, por zjarri thuhet se është vënë nën kontroll mëngjesin e sotëm.

(Kosova Sot Online)