Policia e Kosovës arrestoi 155 persona për dy javë

  • A.P /
  • 22 August 2023 - 20:45
Policia e Kosovës arrestoi 155 persona për dy javë

Gjatë realizimit të urdhrit operativ “Goditja”, të cilin është duke e zbatuar Policia e Kosovës, për dy javë janë arrestuar 155 persona ndërsa janë konfiskuar 54 armë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjatë kësaj periudhe janë kontrolluar 35 mijë e 324 vetura dhe 420 lokale.

Sipas njoftimit të Policisë, janë realizuar edhe 6 mijë e 29 pika kontrolli për automjete, 1765 prej tyre me radarë dhe alkool-test.

Policia ka bërë të ditur se zbatimi i këtij urdhri do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

(Kosova Sot Online)