Aksident në këtë vend të Kosovës mes një automjeti dhe motoçiklete

  • A.P /
  • 22 August 2023 - 21:00
Aksident në këtë vend të Kosovës mes një automjeti dhe motoçiklete

Në Lipjan, ka ndodhur një aksident në mes një automjeti dhe një motoçiklete, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Si pasojë e aksidentit ngatësi i motoçikletës ka pësuar lëndime.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

”Sot rreth orës 19:00 në Lipijan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore.  Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)