Përgatituni: Nesër mbesin pa ujë këto lagje të Prishtinës

  • A.P /
  • 22 August 2023 - 22:38
Përgatituni: Nesër mbesin pa ujë këto lagje të Prishtinës

KRU “Prishtina” njofton se nesër (e mërkurë), do të realizohen punime teknike në rrjetin e ujësjellësit te lagjja 038, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Me ç’rast do të mbesin pa furnizim me ujë nga ora 11:00-16:00 këto zona: Hajvalia, lagjja 038, lagjja Qëndresa, lagjja Qershia, lagjja NIC, Priam Village, Swiss Village, zona industriale në Çagllavicë deri te hotel Emerald.

“Punimet realizohen për infrastrukturë më të mirë të rrjetit të ujësjellësit”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)