Këto lagje në Prishtinë sot do të mbesin pa ujë për disa orë

  • E.K /
  • 23 August 2023 - 08:14
Këto lagje në Prishtinë sot do të mbesin pa ujë për disa orë

Sot në disa lagje të Prishtinës nuk do të ketë ujë për pesë orë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kompania rajonale e ujësjellësit KRU Prishtina,ka njoftuar se do të realizohen punime teknike në rrjetin e ujësjellësit

Lagjet që do të mbeten pa ujë nga ora 11:00 deri në orën 16:00 janë Hajvalia, lagjja 038, lagjja Qëndresa, lagjja Qershia, lagjja NIC, Priam Village, Sëiss Village, zona industriale në Çagllavicë deri te hotel Emerald.

“Punimet realizohen për infrastrukturë më të mirë të rrjetit të ujësjellësit”, tha kompania.

(Kosova Sot Online)