Ja sa është rritur konsumi i energjisë

  • E.K /
  • 23 August 2023 - 08:29
Ja sa është rritur konsumi i energjisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin qershor 2023 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë si dhe importin dhe eksportin e emergjentëve të tjerë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas tyre, konsumi i energjisë në qershor 2023 ka qenë më i madhe sesa një vit më parë.

“Gjatë muajit qershor të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 454.79 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 340.75 GWh, ose 4,73% më i madh, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, njofton ASK-ja.

(Kosova Sot Online)