Rrëmbehet një burrë nga tre persona në Prishtinë

  • E.K /
  • 23 August 2023 - 08:56
Rrëmbehet një burrë nga tre persona në Prishtinë

Një person ka raportuar në polici se është rrëmbyer të hënën nga tre persona të panjohur shkruan “Kosova Sot Online”.

Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Policia ka njoftuar se rasti është në hetime.

“Prishtinë 21.08.2023-18:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është rrëmbyer nga tre të dyshuar të panjohur. Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policies.

(Kosova Sot Online)