Haskuka angazhohet për debatin për librat: Gjakderdhja financiare dhe plaçkitja e buxhetit shtetëror ka mbaruar

  • E.K /
  • 23 August 2023 - 09:44
Haskuka angazhohet për debatin për librat: Gjakderdhja financiare dhe plaçkitja e buxhetit shtetëror ka mbaruar

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka komentuar lidhur me çështjen dhe debatin rreth librave shkollorë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Haskuka ka thënë se kritikuesit e vendimit të MASHT-it janë pjesë e grupeve që kanë përfituar nga plaçkitja e buxhetit.

Ai ka bërë edhe një lidhje se sa para janë shpenzuar për libra me çmimin sa është shitur një ari tokë në Kosovë.

Tutje, Haskuka ka shkruar se ata që kritikojnë janë pjesë e grupeve që kanë përfituar nga plaçkitja e buxhetit.

“Për këta që po e kritikojnë Ministrinë e Arsimit për anulimin e blerjes së librave, po ju kalkuloj çmimet e librave me çmimet me të cilat kanë privatizuar tokat në Kosovë: një ari tokë= 3.75 Euro. Ndoshta kuptojnë më mirë:

Libri “Shoqëria dhe mjedisi 3”, çmimi 27 euro apo 7,2 ari tokë.

Libri “Fizika 9”, çmimi 18 euro apo 4,8 ari tokë.

Libri “Matematika 4”, çmimi 17,5 euro apo 4,7 ari tokë

Libri “Matematika 3”, çmimi 12 euro apo 3,2 ari tokë

Libri “Gjuha boshnjake” çmimi 30 euro, apo 8 ari tokë.

Gjakderdhja financiare dhe plaçkitja e buxhetit shtetëror ka mbaruar, andaj buxheti shtetëror është në rritje.

Ata që kritikojnë janë pjesë e grupeve që kanë përfituar nga plaçkitja e buxhetit andaj janë mobilizuar me gjithë kapitalin dhe portalet”, ka shkruar Haskuka.

(Kosova Sot Online)