Keqpërdorën kartelat bankare, arrestohen dy persona në Prishtinë

  • E.K /
  • 23 August 2023 - 09:57
Keqpërdorën kartelat bankare, arrestohen dy persona në Prishtinë

Policia e Kosovës dje ka arrestuar dy persona në Prishtinë, nën dyshimin e kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i kartelave bankare”, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare, duke i përdorur në mënyrë të paautorizuar”, ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)