Shefi i EULEX dhe ajo e UNMIK në takim, diskutojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 23 August 2023 - 10:30
Shefi i EULEX dhe ajo e UNMIK në takim, diskutojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë

Shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka qëndruar për vizitë në zyrat e misionit të UNMIK-ut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Aty është pritur nga Përfaqësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Caroline Ziadeh ku kanë folur për një mori çështjesh.

Barbano ka njoftuar se në këtë takim është dikutuar edhe për zhvillimet në Kosovë.

“Ndër çështje të tjera me rëndësi dhe partneritetin e gjatë Bashkim Evropian-Kombe të Bashkuara, ne diskutuam edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë”, ka shkruar Barbano

(Kosova Sot Online)