Lajçak dhe Escobar takohen në Bruksel: Patëm një diskutim të thelluar mbi dialogun

  • E.K /
  • 23 August 2023 - 10:36
Lajçak dhe Escobar takohen në Bruksel: Patëm një diskutim të thelluar mbi dialogun

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak , e ka pritur në Bruksel të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajçak tha se me Escobarin kanë pasur një diskutim të thelluar mbi dialogun, did he për çështjet tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

“I lumtur që mirëpres kolegun dhe mikun tim të mirë, Gabriel Escobar në Bruksel. Së bashku me ekipet tona, ne kaluam dje në një diskutim të thelluar mbi Dialogun, gjendjen dhe rrugën përpara, si dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Lajçak në rrjetin social X, ish-Tëitter.

(Kosova Sot Online)