Kurti: Në Athinë thashë se njohja reciproke është e domosdoshme

  • E.K /
  • 23 August 2023 - 11:53
Kurti: Në Athinë thashë se njohja reciproke është e domosdoshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i njoftoi sot ministrat për takimet në Greqi, ku shkoi për një darke joformale të liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, ata të Bashkimit Europian dhe të Ukrainës e Moldavisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se në atë darkë ka theksuar se “anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Bashkimin Europian nuk ka alternativë” dhe se ka thënë që njohja reciproke me Serbinë “është e domosdoshme”, ashtu si “të drejtat e pakicave në mënyrë simetrike e sipas konventave europiane”.

“Në darkën e përbashkët që patëm unë theksova se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Bashkimin Europian nuk ka alternativë. Të gjitha shtetet që aspirojnë anëtarësimin në BE, duhet ta zbatojnë demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe fqinjësinë e mirë. Dhe se për fqinjësi të mirë, demokratike e europiane është e domosdoshme njohja reciproke de jure e de facto, si dhe të drejtat e pakicave në mënyrë simetrike e sipas konventave europiane”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)