Murati për faljen e 100 eurove të tatimit: Komunat duhet të marrin vendim deri më 16 shtator

  • E.K /
  • 23 August 2023 - 12:31
Murati për faljen e 100 eurove të tatimit: Komunat duhet të marrin vendim deri më 16 shtator

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka insistuar që komunat t’i respektojnë afatet për heqjen e 100 eurove nga tatimi në pronë për qytetarët e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se komunat kanë afat deri me 16 shtator që të ndërmarrin veprime për zbatimin e Ligjit.

“Sa i përket Ligjit për Tatimin në Pronë pora ndryshimi që është miratuar parasheh zbritjen deri në 100 euro, për lartësinë e faturës për secilin tatim pagues. Me miratimin e këtij Ligji, Kuvendet Komunale e kanë parasysh, apo të domosdoshme të marrin vendimin 30 ditë pas hyrjes në fuqi që i bie data e fundit është 16 shtator. Tash u takon Kuvendeve Komunale që të aplikojnë zbritjen për qytetarët e secilës komunë në mënyrë që qytetarët të përfitojnë. Kjo përkon edhe me afatin e këstit të dytë e që është 30 shtator. Pra është tepër mirë sepse përkon data që secili qytetarët ta dijë se sa nga tatimi në pronë do t’u falet nga komuna e tyre”, ka thënë ai pas mbledhjes së qeverise.

(Kosova Sot Online)