Kjo është gruaja nga Kosova e cila ndërroj jetë pasi e kishte hequr dhëmbin

  • A.P /
  • 23 August 2023 - 14:05
Kjo është gruaja nga Kosova e cila ndërroj jetë pasi e kishte hequr dhëmbin

35 vjeçares Leonora Shala, e cila ndërroj jetë pasi kishte hequr dhëmbin në një klinikë dentare, sot i jepet lamtumira e fundit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Familjarët kanë bërë të dtur, se e ndjera do të varroset sot nga ora 18:00, në varrezat e fshatit Ngucat.

Stomatologu malishevas, Xhavit Karaxha ishte ai që pranoi pacienten me dhimbje dhëmbi.

Por gjendja e saj filloi të përkeqësohej për çka u dërgua me urgjencë në QKUK. Leonora nuk arriti të tejkaloj më të keqen dhe më pas ndërroi jetë në QKUK.

Stomatologu që pranoi pacienten, Xhavit Karaxha dhe motra e tij janë arrestuar nga Policia e Kosovës me akuzat për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.


(Kosova Sot Online)