Vdekja e 35 vjeçares në Malishevë, klinika ushtronte veprimtari ilegale
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kanë marra masa ndaj Institucionit Privat Shëndetësor “Doktorat”, ku vdiq një paciente gjatë trajtimit, përcjell “Kosova Sot Online”.
MSh thotë se kjo ordinancë ka ushtruar veprimtari ilegale, teksa kanë kërkuar dënim maksimal ndaj të dyshuarve.
Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për trajtim të pandërgjegjshëm shëndetësor.
Një 35-vjeçare ka vdekur pasi ka shkuar për ta hequr dhëmbin në këtë institucion privat shëndetësor.
(Kosova Sot Online)
