Ky është mjeku Xhavit Karaxha i arrestuar pas vdekjes së 35 vjeçares të cilës ia hoqi dhëmbin

  • A.P /
  • 23 August 2023 - 14:31
Ky është mjeku Xhavit Karaxha i arrestuar pas vdekjes së 35 vjeçares të cilës ia hoqi dhëmbin

Dje një grua 35 vjeçare ka ndërruar jetë pasi që është paraqitur për ta hequr një dhëmb në një klinikë private në Malishevë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për pasojë janë arrestuar dy persona për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Media mëson se është arrestuar mjeku Xhavit Karaxha dhe pronarja e ordinancës, Hanife Karaxha.

Tashmë mediat e kanë publikuar edhe fotografinë e mjekut Karaxha, i cili bashkë me pronaren e ordinances me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, dhe dyshohen për veprat “Trajtim i pandergjegjsëm mjëkësor” dhe “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”.

Vendimi ka ardhur pasi një grua 35 vjeçare ka ndërruar jetë pasi është paraqitur për ta hequr një dhëmb në klinikën ku kanë punuar Xhavit e Hanife Karaxha, të cilët janë motër dhe vëlla.

Ndryshe, ordinanca ka qenë e regjistruar si ordinancë gjinekologjike me pronare Hanife Karaxhën.

Rasti ka ndodhur dje, ndërsa sipas faqes së fshatit, bëhet fjalë për qytetaren Leonora Shala nga fshati Ngucat i Malishevës e cila jetonte në Itali dhe në Kosovë kishte ardhur për pushime me familje.

Ajo ka lënë pas katër fëmijë të mitur, një djalë dhe tri vajza.

(Kosova Sot Online)