Policia arreston tre persona për kontrabandim me mallra

  • E.K /
  • 23 August 2023 - 15:19
Policia arreston tre persona për kontrabandim me mallra

Policia e Kosovës, ka arrestuar tre të dyshuar për kontrabandim me mallra, ku kanë gjetur 4 qese me mish derri në sasi prej rreth 40 kg, të cilat i kanë futur brenda në një objekt në atë lokacion, përcjell “Kosova Sot Online”.

Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë nga Policia gjatë vëzhgimit në zonën stacionit policor në Bërnjak dhe Liqeni i Ujmanit kanë vënë re një varkë, që dyshohet se ka lëvizur nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërsa, është bërë konfiskimi i mishit dhe i motorit të varkës, ndërsa 3 personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor.

(Kosova Sot Online)