“Serbia armë Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës”, Vuçiq reagon ashpër ndaj Von Cramonit

  • E.K /
  • 23 August 2023 - 15:35
“Serbia armë Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës”, Vuçiq reagon ashpër ndaj Von Cramonit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është kundërpërgjigjur raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e cila tha se kreu i shtetit serb u takua me Volodymyr Zelenskyn në Athinë për të ushtruar presion mbi Ukrainën si dhe për një marrëveshje mbi armët në këmbim të mosnjohjes së Kosovës.

Vuçiq ka theksuar se nuk ka asnjë vend në botë që mund t’i bëjë presion ndaj Ukrainës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Epo, ajo grua tha se Vuçiqi është një superfuqi botërore që, imagjinoni, po i bën presion Ukrainës. Nuk ka asnjë vend në botë që mund të bëjë presion ndaj Ukrainës, përveç, sipas Viola von Cramon, Aleksandar Vuçiqit dhe Serbisë. Nëse nuk do të ishte trishtuese, do të ishte qesharake. Kjo tregon se sa shumë ajo e urren Serbinë dhe politikën e pavarur dhe liridashëse të saj”.

(Kosova Sot Online)