Zelensky mirëpret mysafirë të lartë nga Bosnja

  • A.P /
  • 23 August 2023 - 15:45
Zelensky mirëpret mysafirë të lartë nga Bosnja

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, sot ka pritur në takim anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, boshnjakun Denis Beqiroviq dhe kroatin Zhelko Komshiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përveç për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, Zelensky ata i falënderoi edhe për pjesëmarrjen në Platformën Ndërkombëtare të Krimesë.

“Mirëprita Kryetarin e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës Zheljko Komshiq dhe anëtarin e Presidencës Denis Beqiroviq në Ukrainë. Mirënjohës ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës për mbështetjen e Ukrainës, anëtarësimin në sanksionet e BE-së dhe pjesëmarrjen në Platformën Ndërkombëtare të Krimesë”.

Sot mbahet Platforma Ndërkombëtare e Krimesë, një samit diplomatik i iniciuar nga Volodymyr Zelensky.

Presidenti ukrainas gjatë vizitës në Athinë që e pati së fundi është takuar edhe me liderët tjerë nga Ballkani Perëndimor, përfshirë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, presidentin e Malit të Zi dhe presidentin e Serbisë.


(Kosova Sot Online)