
Avokati i Popullit nis hetimet pas dyshimeve për abuzim me fondin për komunitete

Nga Zyra për Çështje të Komuniteteve, që funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Avokati i Popullit, ka konfirmuar se ka nisur hetimet për abuzim apo shkelje eventuale të të drejtave të njeriut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kjo pas ankesës së tetë organizatave jo-qeveritare nga kominiteti serb, lidhur me vendimin për ndarjen e mjeteve për organizatat joqeveritare dhe media nga Qeveria e Kosovës.
“Institucioni i Avokatit te Popullit konfirmon se ka hapur rast per hetime per çeshtjen ne fjalë”, kanë konfirmuar nga zyra për media në Institucionin e Avokatit të Popullit.
Dyshimet për keqpërdorime në ndarjen e fondeve të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës për përkrahjen e komuniteteve, i pati ngritur në gusht ish-këshilltarja e kryeministrit, Elizabeth Growing.
Këshilltarja për komunitete e kryeministrit Kurti kishte thënë se nuk është pajtuar me një vendim të Komisionit Vlerësues të Zyrës për Çështje të Komuniteteve për ndarjen e mjeteve, të cilat ishin dedikuar për OJQ dhe media në përkrahje të komuniteteve.
Gowing e kishte vlerësuar të “pambrojtshëm” vendimin e komisionit për ndarjen e fondit që peshonte rreth 500 mijë euro. Ka thënë se si pasojë, nuk do të vazhdojë të punojë në Zyrën e Kryeministrit.
(Kosova Sot Online)