Arben Vitia paralajmëron masa për rastin e 35 vjeçares e cila vdiq në Malishevë

  • A.P /
  • 23 August 2023 - 17:55
Arben Vitia paralajmëron masa për rastin e 35 vjeçares e cila vdiq në Malishevë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se është i tronditur dhe i pikëlluar për vdekjen e 35-vjeçares në Malishevë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka shkruar se ka kërkuar që të kontrollohet çdo hap e veprim i komisionit vlerësues që i paraprinë licencimit dhe çdo procedurë.

“Ndaj përgjegjësve, do të ketë masa”, ka shkruar Vitia.

Ai ka shtuar se në rast të evidentimit të shkeljeve penale ato do të procedohen menjëherë në organet e drejtësisë.

“Ky rast nuk do të kalojë as në heshtje dhe as nuk do të tretet në harresë”, ka thënë  ai.

Në fund, ministri Vitia u ka shprehu ngushëllim familjes së 35 vjeçares.

(Kosova Sot Online)