Putin uron Indinë për uljen e suksesshme të anijes kozmike në Hënë

  • A.P /
  • 23 August 2023 - 19:17
Putin uron Indinë për uljen e suksesshme të anijes kozmike në Hënë

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ministri i Jashtëm Sergei Lavrov kanë uruar Indinë për uljen e suksesshme të roverit në Hënë, disa ditë pasi përpjekja ruse doli jashtë kontrollit dhe u rrëzua, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Putin i dërgoi “urimet e tij të përzemërta” kryeministrit indian Narendra Modi dhe tha se suksesi ishte “një dëshmi e përparimit mbresëlënës të bërë nga India”, tha Kremlini sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass.

Lavrov i tha homologut të tij indian Subrahmanyam Jaishankar: Ju përshëndes. Kjo është vërtet mbresëlënëse. Urime.

Agjencia ruse hapësinore Roscosmos i dërgoi gjithashtu urimet e saj agjencisë hapësinore indiane.

(Kosova Sot Online)