Murati: Ligji i ndryshuar për 'Tatimin në Pronë' tashmë është në fuqi

  • A.P /
  • 23 August 2023 - 19:30
Murati: Ligji i ndryshuar për 'Tatimin në Pronë' tashmë është në fuqi

Ligji i ndryshuar për Tatimin në Pronë tashmë është në fuqi pas votimit në Kuvend dhe dekretimit nga Presidentja, ka deklaruar Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Trasnfereve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë rast ai ka treguar se ”përmes këtij ligji, mundësohet falja e faturave të tatimit në pronë deri në 100 euro për secilin tatimpagues, dhe komunat duhet të vendosin më së largu deri më 15 shtator për këtë zbritje”.

“Pra, të gjitha komunat do ta kenë mundësinë që të zvogëlojnë barrën tatimore për qytetarët, ashtu siç kanë kërkuar, dhe kësisoj t’i kursejnë shumicën prej tyre nga pagesa e këstit të dytë që duhet të bëhet muajin shtator”, ka thënë ai

Por nevojitet edhe miratimi nga komunat për këtë.

”Në rast miratimi nga komuna, qytetarëve që tashmë kanë paguar faturën e tatimit në pronë, shuma e paguar u llogaritet parapagim për faturën vijuese”, ka thënë Murati. 

(Kosova Sot Online)