Kurti për vdekjen e aktorit: Kam qenë 10 vjeç kur bëri jehonë në Kosovë Xhevat Qorraj

  • A.P /
  • 23 August 2023 - 21:29
Kurti për vdekjen e aktorit: Kam qenë 10 vjeç kur bëri jehonë në Kosovë Xhevat Qorraj

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas lajmit për vdekjen e artistit të madh të skenës teatrore të Kosovës, ka deklaruar se aktori i gjeneratës së parë të aktorëve profesionistë në Kosovë, Xhevat Qorraj, do të mbetët ndër ata emra që kanë shënuar vetë historinë e kinematografisë së artit në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Shefi i ekzekutivit ka shprehur ngushëllimet për familjen Qorraj, kolegët dhe miqtë e aktorit, si dhe për të tërë komunitetin e artistëve në Kosovë.

Kryeministri Kurti ka treguar se e ka rishikuar disa herë filmin “Proka”, në të cilin ishte aktori Qorraj kryepersonazh.

“Kam qenë 10 vjeçar kur pat bërë jehonë në Kosovë dhe rajon aktori Xhevat Qorraj në rolin e Prokës, kryepersonazh te filmi “Proka” i vitit 1985, me regji të Isa Qosjas, film të cilin e kam rishikuar disa herë”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)