Dervishaj: Kohëzgjatja e aplikimit të një prindi në e-Kosova do të jetë 2 minuta e 47 sekonda

  • A.P /
  • 23 August 2023 - 21:43
Dervishaj: Kohëzgjatja  e aplikimit të një prindi në e-Kosova do të jetë 2 minuta e 47 sekonda

Kohëzgjatja  e aplikimit të një prindi në e-Kosova do të jetë 2 minuta e 47 sekonda, ka deklaruar Valdrin Dervishaj, këshilltar i ministre së Arsimit, Arbërie Nagavci, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Më parë ai kishte thënë se do të zgjasë 10 minuta, por thotë se digjitalizimi i shërbimeve është zgjidhje për shumë sfida.

”Për 2 minuta e 47 sekonda, pa nxitim, prindi do ta përfundojë aplikimin për subvencionimin e pakos për tekste.  Digjitalizimi i shërbimeve është zgjidhje për shumë sfida”, ka thënë ai.

Ministria e Arsimit kishte vendosur që librat të mos i sigurojë përmes shtëpive botuese, por prindërve të iu transferojë mjetet financiare që ata më pas t’i blejnë librat.

Një vendim i tillë është kritikuar nga opozita, duke thënë se vështirëson procesin e blerjes për prindërit. 

(Kosova Sot Online)