Moti në Kosovë, pritet të bie shi e shkarkime rrufesh

  • E.K /
  • 24 August 2023 - 07:59
Moti në Kosovë, pritet të bie shi e shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot moti në Kosovë parashihet të jetë me diell dhe vranësira, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë ditës vranësirat mund të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

“Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale mbeten konstante, ndërsa ato maksimale parashihen të kenë rënie të lehta”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

(Kosova Sot Online)