70 vjeçari goditet nga rrufeja ë bjeshkët e Gramës, ishte duke kullotur bagëtitë

  • E.K /
  • 24 August 2023 - 08:05
70 vjeçari goditet nga rrufeja ë bjeshkët e Gramës, ishte duke kullotur bagëtitë

Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë në bjeshkët e Gramës në Dibër, pasi është goditur nga rrufeja, përcjell “Kosova Sot Online”.

I moshuari po kulloste bagëtitë, kur u godit nga rrufeja.

“Rreth orës 15:30, në bjeshkët e Gramës në Dibër, shtetasi R.K., rreth 70 vjeç, duke kullotur bagëtitë, dyshohet se është goditur nga shkarkesa elektrike (rrufe) dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Sipas policisë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)