Zjarri në dhomën e Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Policia e Kosovës jep detaje

  • E.K /
  • 24 August 2023 - 08:51
Zjarri në dhomën e Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Policia e Kosovës jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar pasi që zjarri ka përfshirë një dhomë të Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se sot rreth orës 00:15, është raportuar se në klinikën e Psikiatrisë në Prishtinë, një dhomë është përfshirë nga zjarri.

“Si pasojë e zjarrit në këtë rast, një person ka vdekur si dhe pesë të tjerë kanë pranuar tretman mjekësor”- tha ajo.

Ahmeti ka treguar se kanë filluar hetimet lidhur me këtë rast.

(Kosova Sot Online)