Pacienti që vdiq në Klinikën e Psikiatrisë është rreth 50 vjeçar

  • E.K /
  • 24 August 2023 - 10:47
Pacienti që vdiq në Klinikën e Psikiatrisë është rreth 50 vjeçar

Një pacient ka vdekur nga zjarri në shërbimin emergjent të Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktima raportohet se është i moshës rreth 50 vjeç.

Pacienti dyshohet se ka pasur të fshehur një shkrepsë në trupin e tij me të cilën ka djegur dyshekun dhe batanije që ndodhen në këtë dhomë në shërbim të pacientëve.

(Kosova Sot Online)