Podujevë: Sulmohet seksualisht një grua

  • E.K /
  • 24 August 2023 - 11:33
Podujevë: Sulmohet seksualisht një grua

Në Podujevë dje një grua është sulmuar seksualisht, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Podujevë 23.08.2023-04:00. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se viktima femër kosovare kishte dal nga shtëpia dhe kishte shkuar ne drejtim të panjohur. Lidhur me rastin njësitet e hetuesisë kanë lokalizuar viktimën në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, lidhur me rastin viktima dhe i dyshuari janë intervistuar në prezencën e punëtorit social dhe me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)