Ahmeti për opozitën: Aq të vegjël janë, as në ëndrra nuk mund te fitojnë

  • E.K /
  • 24 August 2023 - 12:44
Ahmeti për opozitën: Aq të vegjël janë, as në ëndrra nuk mund te fitojnë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, thotë se edhe pse opozita kërkon vazhdimisht rrëzimin nga pushteti të BDI-së, kjo, sipas tij, nuk do të jetë e mundur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka shtuar se as në ëndrra nuk mund të fitojnë.

“Opozita përditë duhet të kërkojë zgjedhje, opozita përditë duhet të thotë se do i fitojë zgjedhjet, por kjo mbetet një ëndërr për ta parë. Koha do e provojë se është vetëm një ëndërr dhe aq të vogël e minor janë saqë nuk u bëjnë derma as ëndrrat, nuk u bëjnë. Për ta shpie në opozitë BDI-në, një fushatë të tërë LSDM në krye me Zoran Zaevin ka bërë para 3 vjetësh. Bile Bile mësuan edhe parullat shqip “BDI në opozitë”, bërtiste në mitingje Zoran Zaevi, lëre që nuk i humbi zgjedhjet BDI, por 50% më tepër mandate fitoi sesa mandatin që e mbylli”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)