Tejkaloi në vijë të plotë në rrugën Gjilan-Prishtinë, shoferi gjobitet me150 euro

  • E.K /
  • 24 August 2023 - 15:39
Tejkaloi në vijë të plotë në rrugën Gjilan-Prishtinë, shoferi gjobitet me150 euro

Një person ka tejkaluar në vijë të plotë në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, përcjell "Kosova Sot Online".

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit, ka njoftuar se kundërvajtësit iu është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor falë bashkëpunimit me qytetarë, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili duke drejtuar automjetin e tij në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë në bazë të video incizimi të pranuar në E-mail adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.

(Kosova Sot Online)