Arrestohet në Kosovë personi i cili akuzohet për rastin 'Monstra'

  • A.P /
  • 24 August 2023 - 15:50
Arrestohet në Kosovë personi i cili akuzohet për rastin 'Monstra'

Raportohet se Alil Demiri është arrestuar në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas informacioneve, 38-vjeçari Demiri është arrestuar në bashkëpunim me policinë maqedonase.

Ky informacion është konfirmuar edhe nga policia maqedonase.

Demiri është arrestuar me fletarrest ndërkombëtar të MPB-së. Maqedonia e kërkon lidhur me vrasjen e rëndë të pesëfishtë pranë liqenit të Smilkovës.

Fletarresti është lëshuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Shkup 1, për veprën penale “Terrorizëm” nga neni 394 i Kodit Penal.

(Kosova Sot Online)