Pasi u thumbua nga grerëza vdes 9-vjeçari

  • A.P /
  • 28 August 2023 - 21:22
Pasi u thumbua nga grerëza vdes 9-vjeçari

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Itali. Pak ditë pasi një i moshuar humbi jetën nga thumbimi i një grerëze, mediat italiane raportojnë se një djalë 9-vjeçar gjerman vdiq nga shoku anafilaktik i shkaktuar nga një pickim grerëzash, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Fëmija ishte me pushime me familjen e tij, babain, nënën dhe motrën 6-vjeçare dhe u pickua mbrëmjen e së hënës në qafë. Helmi që hyri në gjak shkaktoi arrest të menjëhershëm kardiak.

Ai u shtrua në Urgjencën e Spitalit të Fëmijëve të Alessandria-s, ku u deklarua vdekja e trurit, ndërsa organet e tij do të jepen për dhurim.

Familja e vogëlushit po kalonte pushimet në një nga ambientet e kooperativës Valli Unite. Mjekët u shpjeguan prindërve se edhe nëse pickimi do të kishte ndodhur pak metra larg spitalit, nuk do të kishin bërë asgjë për të voglin.

(Kosova Sot Online)