Krasniqi: Qeveria Kurti e ka humbur kontrollin në pjesën veriore të vendit

  • A.P /
  • 24 August 2023 - 19:08
Krasniqi: Qeveria Kurti e ka humbur kontrollin në pjesën veriore të vendit

Pasi Qeveria e Kosovës për dy muaj shtyhu regjistrimin e popullsisë, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

rasniqi e ka cilësuar këtë shtyrje të regjistrimit të popullsisë si dështim dhe paaftësi të thellë të ekzekutivit.

”Fillimisht, e shtynë këtë proces nga viti i kaluar, ndërkaq, tash, nga 1 shtatori kur është dashur të filloj, e shtyen përsëri për disa muaj. Në fakt, rreziku është që regjistrimi i popullsisë të mos bëhet fare këtë vit, e Kosova të lihet pa statistika legjitime dhe tejet të rëndësishme”, ka thënë Krasniqi.

Ka shtuar se përkundër se Qeveria po arsyetohet, arsyeje e janë krejt tjera, të cilat ai i përmendi.

”E para: Qeveria e ka humbur kontrollin faktik në pjesën veriore të vendit, andaj s’është e aftë që t’i regjistrojë qytetarët atje”.

”E dyta: emigrimi masiv i qytetarëve të Kosovës, ku, vetëm brenda këtyre mbi dy viteve të kësja qeverie, janë larguar nga vendi rreth 150 mijë qytetarë”.

”E treta: katrahura që e ka kapluar Agjencinë e Statistikave të Kosovës, për shkak të ndërhyrjeve politike e partiake në të nga ana e Qeverisë”, ka thënë Krasniqi.

Tutje ai tha se qytetarët së paku meritojnë një shpjegim të sinqertë. 

(Kosova Sot Online)