Një 12-vjeçare gjendet e vetëvarur në banesën e saj

  • A.P /
  • 24 August 2023 - 19:48
Një 12-vjeçare gjendet e vetëvarur në banesën e saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Buzaishtë të Pogradecit ku një 12-vjeçare u gjet e vetëvarur në banesën e saj. Të afërmit e viktimës duke folur për mediat kanë dhënë më shumë detaje rreth kësaj ngjarje që ka tronditur vendin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Njëri prej tyre tha se vajza kishte vite larg nënës së saj pasi prindërit i kishte të divorcuar. Këtë verë, ajo ishte takuar për herë të parë pas 5 vitesh me të dhe mendohet që ky takim ta ketë rënduar psikologjisht. “Në orën 2 më merr vëllai në telefon dhe më thotë kështu, ajo mbesa është varur. Çfarë thua i thashë bre, se nuk kishte ndonjë gjë të ankohej se ishin familje e mirë. Duheshin, i mbante mirë. Sot ndjemë lajmin e hidhur.

E kishte gjetur e gjyshja bashkë me të ëmën(njerkën) që ka aty, ato e kishin kërkuar se kishin prerë një cik dushk për kecat, kur ajo, ajo ishte varur atje ku i shtihet dushku kecave. Ai thotë se problemi i vetëm që mund të kishte patur vajza ishte mungesa e mamasë pasi në familje nuk kishin probleme. Ajo shkonte në shkollë rregullisht, mësonte dhe familja e mbante mirë. I afërmi i të miturës shprehet: “Jetonte me babanë me të ëmën (njerkën). Shkonte në klasë të 7 më duket, mësonte ishte shumë e mirë, pa probleme. Unë nuk e di çfarë mund ta ketë shtyrë, nuk jam në brendësi unë kur e mora vesh më erdhi shumë keq, thashë po si... se nuk dëgjonim gjë të grindeshin.

Them ngaqë kishte nënën të larguar, e takoi vetëm 1 herë këtë behar, ka 4-5 vjet e larguar, këtë behar para dy muajsh e takoi, e kërkoi. Nuk e di ka ikur, ju lut ky(babai i vajzës)për ta marrë po ajo (nëna e vajzës) nuk donte, jo nuk jetoj këtu. Çupen vetëm këtë behar vetëm 1 herë e ka takuar dhe kaq . Ndihem shumë keq, se nuk është njeri i madh edhe nuk ka pasur asnjë shqetësim, shkonte për bukuri, nuk i ndihej zëri fare. Me vëllezërit dhe motrat e tjera shkonte mirë shumë ajo rriti dhe 2 të tjerë. Gjyshi dhe gjyshja e donin shumë, ata bënë çmos që e mbajtën ta rrisnin me shumë dashuri mirëpo ja që sdel, s'vete atje ku duhet.” *fotoja në postim është ilustruese*

(Kosova Sot Online)