Pentagoni thotë së s’ka indikacione që aeroplani i Prigozhin është qëlluar

  • A.P /
  • 24 August 2023 - 22:40
Pentagoni thotë së s’ka indikacione që aeroplani i Prigozhin është qëlluar

Një zyrtar i Pentagonit deklaroi se pretendimet për raketat tokë-ajër për aeroplanin në të cilin ndodhej Prigozhin janë “të pasakta”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se Pentagoni nuk kishte asnjë tregues se avioni që transportonte Prigozhin ishte rrëzuar nga një raketë tokë-ajër.

“Ne vlerësojmë se informacioni është i pasaktë,” tha ai për raportet e shtypit se avioni Embraer u godit nga raketa tokë-ajër, raporton “The Guardian”

Agjencia e aviacionit civil të Rusisë njoftoi se Yevgeni Prigozhin ishte pasagjer në një avion që u rrëzua të mërkurën në Rusi.

(Kosova Sot Online)