Abdixhiku paralajmëron shpalosjen e programit politik të 'Rrugës së Re'

  • A.P /
  • 24 August 2023 - 22:58
Abdixhiku paralajmëron shpalosjen e programit politik të 'Rrugës së Re'

Se janë në përgatitjet e fundit për një Podcast, ku do të prezantohet programi i kësaj LDK që quhet “Rruga e Re”, ka njoftuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kanë dëgjuar dhe tani do të flasin për të ardhmen.

”I lumtur, jashtëzakonisht i lumtur të shpalos para jush përgatitjet e fundit që po bëhen në LDK para nisjes së serisë diskutuese ‘Rruga e Re’ Podcast”.

”Folës, ide e prezantime të detajuara të programit tonë politik ‘Rruga e Re’, vlerave identitare e vet vizionit tonë për të ardhmen. Kemi dëgjuar, tani do të flasim – për të ardhmen.Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë”, ka thënë Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)