Deputeti ukrainas thotë se Zelensky për momentin nuk po e shqyrton njohjen e Kosovës

  • E.K /
  • 25 August 2023 - 08:00
Deputeti ukrainas thotë se Zelensky   për momentin nuk po e shqyrton njohjen e Kosovës

Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelenksy, për momentin nuk është duke e shqyrtuar njohjen e pavarësisë së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kështu bënë të ditur deputeti i parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncherenko.

Mirëpo, në anën tjetër ai ka thënë se është shumë i bindur se kjo të ndodhë herët apo vonë.

Ai tutje thotë se është shumë mirënjohës për mbështetjen e pakursyer që po tregon Kosova ndaj Ukrainës.

“Fillimisht dua të them se i jemi shumë mirënjohës Kosovës për mbështetjen që po tregon për ne. Problemi i vetëm qe kemi me Kosovën është se Ukraina akoma nuk ka vendosur që ta njoh pavarësinë e saj, prandaj unë kam propozuar në parlament që gjërat të lëvizin në drejtimin e duhur dhe ne ta njohim pavarësinë e Kosovës. Tani i takon Presidentit Zelenskyy që ta marrë këtë vendim, por momentalisht ai nuk është duke e bërë këtë gjë. Megjithatë unë jam shumë i bindur se kjo të ndodhë herët apo vonë”, tha Goncherenko.

(Kosova Sot Online)