Nazarko: Kurti nuk fitoi asgjë nga darka e Athinës

  • E.K /
  • 25 August 2023 - 08:57
 Nazarko: Kurti nuk fitoi asgjë nga darka e Athinës

Analisti, Mentor Nazarko, ka komentuar pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës,  Albin Kurti në Athinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nazarko është shprehur se Vuçiq dhe Serbia dolën më të fituar në këtë takim, pasi sipas tij me lëvizjet që kreu i shtetit serb bëri arriti që të kënaqtë filorusët dhe vetë opinionin publik në Serbi.

Ndër të tjera analisti ka theksuar se Kurti bëri shumë mirë që mori pjesë, por do të ishte i suksesshëm nëse do të arrinte të takonte përfaqësuesit e shtetit rumun, dhe të Moldavisë që janë dhe shtete që nuk e kanë njohur Kosovën.

“E vërteta është se krejt ndryshe nga sa thonë disa komentatorë që mbajnë pozicione ekstreme, sipas të cilëve meqenëse elita kosovare i thotë Shqipërisë mos tako Vuçiçin dhe na pyet ne, e njëjta gjë duhet të ndodhe edhe me ne që duhet ti themi Kurtit mos tako Mitsotakis por na pyet ne, por unë mendoj se Kosova ka bërë shumë mirë, ky është përfundimi i parë. Së dyti krejt ndryshe nga çështje një tjetër paradigëm që është idiotike që shiko se ju të Shqipërisë nuk e njihni mirë Serbinë dhe e vërteta është se rreth takimit të Athinës është se shumë prej kolegëve të mi në Kosovë është se nuk e njohin Serbinë dhe për pasojë nuk e kanë kuptuar se cilët ishin arritjet e Vuçiç në këtë takim. Së treti shumë prej kolegëve thonë se nuk e njohin Serbinë por e njohin Greqinë. Vuçiç arriti shumëçka dhe është një ndër parimet bazë të negociatave që ta vendosësh në veshin e tjetrit për të arritur një nismë në drejtimin e planifikuar.

Vuçiç mbajti qëndrim pro-rus dhe bëri sikur e shmangu darkën, pasi tha se jemi ne shtetet këtu dhe ju keni ftuar Kurtin, dhe ai shmangu darkën duke bërë që të kënaqte filorusët pasi shmangu Zelenskin që ishte dhe i ftuari kryesore, dhe kënaqi serbët se bëri sikur shmangu Kosovën apo sikur e sulmoi. Së treti nxiti diversionin Ballkanik sot po qarkullon diversioni se Kovaçevksi ka sulmuar Kurtin. Së katërti i tha perëndimit se i ka thënë se ngelet me vlera pro perëndimore pasi ka nënshkruar një deklaratë që ishte pro Ukrainës dhe anti ruse, pasi kishte brenda njohjen e sovranitetit të Ukrainës dënimin e krimeve të luftës ishte një deklaratë e BE pro Ukrainës që e nënshkroi atë të barabartë me Kurtin, Së pesti nënshkroi dhe u mor vesh në takimin e tij jo publik vijimin e mbështetjes me armë me Ukrainën”, ka thënë Nazarko.

(Kosova Sot Online)