Sot afati i fundit për ta liruar objektin, punëtorët e strukturave paralele shihen në zyra

  • E.K /
  • 25 August 2023 - 09:24
Sot afati i fundit për ta liruar objektin, punëtorët e strukturave paralele shihen në zyra

Punëtorët e strukturave paralele të Serbisë edhe sot kanë dalë në punë si zakonisht, edhe pse sot është afati i fundit për lirimin e ndërtesës në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërsa, raportohet se situate është e qetë.

Në ndërtesën e kontestuar janë të vendosura tri institucione që financohen nga Qeveria e Serbisë: “Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë”, “Qendra për Punë Sociale” nga Vushtrria dhe “Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës”.

Më 22 gusht, autoritetet lokale në Mitrovicë të Veriut i dorëzuan nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiç, një raport ku thuhet se institucionet serbe duhet ta “lirojnë” objektin e tyre brenda tri ditësh.

(Kosova Sot Online)