Lipjan: Grabitje në një pikë të derivateve, nën kërcënim të armës dhe thikës hajnat vjedhin një shumë parash

  • E.K /
  • 25 August 2023 - 11:07
Lipjan: Grabitje në një pikë të derivateve, nën kërcënim të armës dhe thikës hajnat vjedhin një shumë parash

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në një pikë të derivateve në Lipjan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Disa persona të panjohur  në kërcënim të armës dhe thikës i kanë grabitur një shumë parash punëtorit i cili ishte duke punuar në këtë pikë të derivateve.

Personat janë larguar në drejtim të panjohur.

Ndërsa, rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i Policisë:

GRABITJE E ARMATOSUR

Lipjan ,24.08.2023-23:07. Viktima mashkull ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në pikën e derivateve, dy persona të panjohur duke e sulmuar fizikisht dhe në kërcënim të armës dhe thikës i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar këmbë në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)